Ambasada amerikane në vendin tonë ka lëshuar mesazhin e parë për ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Ambasadori amerikan Donald Lu me anë të mesazhi në faqen e ambasades ne FB, u është drejtuar gjithë shqiptareve te dalin masivisht ne votime, dhe ta bejne zerin e tyre te degjohet.
Mesazhi i ambasadorit Lu
“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar.
Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin.
USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë!
Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!” Ambasadori Donald Lu