Gara në Elbasan pritet të jetë një ndër më të fortat e 12 qarqeve. Kjo për shkak se të katër partitë e mëdha pretendojnë mandate. PS e drejton qarkun me Taulant Ballën, ndërsa PD me nënkryetarin e saj, Edmond Spaho. Por edhe LSI e PDIU kanë vënë ‘peshat e rënda’ në këtë qark. LSI kandidon me Monika Kryemadhin dhe ka pas saj Edmond Haxhinaston, ndërsa PDIU rikandidon Aqif Rakipin.
Në 2009 PS mori shtatë mandate, një prej të cilëve e humbi në 2013. Humbjen më të madhe e pati PD e cila nga 7 mandate në 2009, ra në 4 në 2013. LSI ka marrë 2 mandate në 2013 nga 0 që kishte në 2009. Ndërsa të fituara kanë dalë edhe PDIU e PR me nga 1 mandat.
Kandidatët e LSI
- Monika Kryemadhi
- Edmond Haxhinasto
- Enver Roshi
- Zenun Bullari
Kandidatët e PS
- Taulant Balla
- Evis Kushi
- Arben Kamami
- Musa Ulqini
- Anastas Angjeli
- Luan Duzha
- Nuri Belba
- Florenc Spaho
Kandidatët e PD
- Edmond Spaho
- Endri Hasa
- Luciano Boci
- Taulant Zeneli
- Arben Elezi
- Fitimtar Zekthi
- Nada Tapija
- Blendi Himci
Kandidatët e PDIU
- Aqif Rakipi
- Bujar Muça