Mirëpo, përpos kësaj, është edhe me ironik fakti që Blushi siç edhe duket nga fotot e mëposhtme, poshtë zyrave të tij, parkon makinën e tij tip “TOUAREG” që është goxha e shtrenjtë, në vendparkimin për njerëzit me aftësi të kufizuar.
Pra, mesa duket është nje gjë të flasësh e një gjë të ndjesh. Blushi me të parën nuk është keq, ndërsa me të dytën, shih e shkruaj. Ish-socialisti i cili iku nga PS pse nuk e bëri Rama ministër e që më pas krijoi partinë e tij të vogël në të cilën u shpall kryetar me vendim gjykate.