Dhjetëra automjete dhe autobusë kanë hyrë dje në mbrëmje në territorin shqiptar, por edhe sot nga pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Fluksi i pazakontë nga ditët e tjera tregon se pjesa më e madhe e të rikthyerve vijnë për të votuar.
Ndërkohë, shumë prej emigrantëve që po kthehen, por edhe minoritarëve u është dërguar një mesazh nga një call center në Greqi, ku u kërkohet të rimendojnë vendimin për të votuar Partinë Socialiste. Në rast të kundërt, me ta do të flitet pas kthimit. TCH