Ndërsa nga ana tjetër policia e Gjirokastrës ka goditur dy raste, ku ka ndaluar shtetasin me inicialet D.A., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, është ndaluar për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
Bëhet me dije se shtetasi me i iniciale F.K., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, është ndaluar për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
NJOFTIMI I POLICISE ELBASAN
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin me iniciale Xh.B, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Nuk jepen të dhëna të tjera, pasi procedimi ndiqet me metoda speciale të hetimit.
NJOFTIMI I POLICISE GJIROKASTER
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër Seksioni kundër korrupsionit
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin me iniciale D.A., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin me iniciale F.K., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.