“Jam këtu për të denoncuar një akt krejt qesharak dhe të papërgjegjshëm nën peshën e panikun që e pret Rilindjen dhe kryetarin e saj sepse kryeministri i vendit është shfaqur sot si një zëdhënës gënjeshtar dhe i papërgjegjshëm duke publikuar një lajm të rremë. Sot strukturat e LSI po dokumentojnë dhe denoncojnë të gjitha aktet e PS në kundërshtim me ligjit. Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë shantazh përmes blerjes së votës. Në faqen zyrtare të LSI janë bërë dy denoncime. I pari ka të bëjmë me faktin që LSI denoncon një akt kriminal që mban firmën edhe autorësinë e Rilindjes, akti i rëndë është rasti i blerjes së votave në Ksamil. Kemi njoftuar rreth orës 14:00 se një mjet me targa SS 602 MI e tipit Lanca me 3 anëtarë të Rilindjes po shpërndan para në këmbim të votës.
Pas këtij lajmi ka dalë një lajm tjetër me burim të drejtpërdrejtë Ramën që thotë se LSI denoncon një targë makine por bën autogol sepse targa e makinës është e nënprefektit që është i LSI. Këtë lloj lajthitje nuk mund t’ia tolerojmë kryeministrit që shfaqet ordiner. Kjo makinë është në pronësi të një qytetari me emrin Ilir Hysi, por jo i Ilir Hysit të LSI. Ai është një qytetar që jem makina me qira. Kryeministri t’i mbajë shesim dhe t’i verifikojë.
Ilir Hysi i LSI ka në pronësi vetëm makinën me targë AA 474 NG.
Makinën që shpërndante para për Rilindjen dhe Rama ia atribuon LSI e ka marrë nga biznesi i Ilir Hysit tjetër Jani Bregasi që është mbështetës dhe militant i PS në Sarandë.
Zoti Kryeministër dëshpërimin dhe panikun për humbjen mos e shfaq duke akuzuar qytetarë të lirë, ankthi për humbjen janë të tuat dhe edhe më të mëdha do të bëhen nesër”, tha Rama.