Një sherr për një vajzë përfundoi me një viktimë në Itali, ku i akuzuar kryesor për vrasjen e një pjesëtari të komunitetit rom në shtetit fqinj, është një shqiptar. 22-vjeçari Fitim Koldashi akuzohet se ka vrarë me thikë Manuel Spinellin, ngjarje e ndodhur në zonën Alba Adriatica, provincë e Teramos, më 20 qershor 2017.
I riu rom po dilte nga një piceri së bashku me disa miqtë e tij kur aty ka mbërritur me makinë Fitimi dhe e fejuara e tij, ish-e dashura e viktimës. Mes tyre ka nisur konfrontim fizik duke u përdorur dhe një mjet i ftohtë, ku Spinelli mori një plagë në zemër, duke humbur jetën. Policia ka dhënë masën e arrestit burg për Fitimin i cili aktualisht ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra nga përleshja.