Prokuroritë lokale kanë krijuar struktura të posaçme të gatishmërisë, të cilat janë në funksion duke nisur nga e shtuna deri të hënën, struktura këto që përbëhen nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.
Në një komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit lokalë të Prokurorive, kryeprokurori Adriatik Llalla ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e tjera ligjzbatuese, si edhe orientimin e saktë dhe të shpejtë të hetimit për çdo problematikë të mundshme penale që lidhen me procesin zgjedhor.
Drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore kanë informuar Prokurorin e Përgjithshëm se po zhvillojnë në mënyrë dinamike veprime proceduriale mbi kallëzimet penale të përcjella pranë tyre gjatë fushatës zgjedhore.