Burime nga Shërbimi Informativ Shtetëror bëjnë të ditur se ditën e sotme është depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë Elbasan një material hetimor ne ngarkim te shtetasve Dashamir Xh. banues në Cërrik dhe Shkëlqim B. edhe ky banues në Cërrik.
Sipas materialit te referuar: “shtetasi Shkëlqim B biznesmen ne bashkëpunim me shtetasin Dashamir Xh. kanë premtuar shuma parash në këmbim të votës për zgjedhjet e datës 25 Qershor për një subjekt politik në disa zona të qytetit Cërrik dhe fshatrat përreth. Skema kriminale funksionon kështu: pas paguhen shtetasit nga ana e shtetasit Shkëlqim B., lista me kartat e identitetit i shkon shtetasit Dashamir Xh”. /tema