Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut e ka quajtur Donald Trumpin ‘psikopat’. Thotë se duke marrë parasysh problemet e vetë Amerikës, presidenti amerikan s’do të duhej të niste sulme nukleare kundër Penjanit.
Komentet e bëra në një artikull të gazetës zyrtare Rodong Sinmun, erdhën pasi një student amerikan i cili ishte i burgosur në Korenë Veriore vdiq pasi u rikthye në SHBA.
Trump iu kundërpërgjigj vdekjes së 22 vjeçarit Otto Warmbier duke e quajtur Korenë Veriore si një ‘regjim brutal’ derisa e kishte përshkruar diktatorin Kim Jong-un si ‘njeri të marrë’.
Marrëdhëniet në mes të dy vendeve nuk janë në fazë të mirë.Muajve të fundit Koreja e Veriut kreu disa teste nukleare duke zgjuar reagimin e shumë vendeve të botës, përgatiti Express. (b.an)