Liverpooli raportohet se ka mësuar për shumën që duhet të paguajë për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Përfaqësuesi i Gabonit cilësohet si njëri prej sulmuesve më të mirëve në botë pasi ka realizuar 113 gola në 177 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat.
Klubi gjerman do ta lejojë largimin e tij nëse pranojnë ofertë të majme dhe sipas gazetës Bild, Dortmundi kërkon 63 milionë sterlina për të.
Liverpooli është në mesin e shumë klubeve që kanë shprehur interesim për sulmuesin 28-vjeçar, përgatiti Express. (b.an)