Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, i ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi Zenit Saint Petersburg i udhëhequr nga Roberto Mancini, dhe e ka shpërfillur interesimin e Interit, thotë portali i mirënjohur Goal.com.
Greku është shumë afër që të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me kampionin rus, menjëherë pasi i mbylli derën gjigantit italian, Inter, transmeton KTV.
Nerazzurrët duhet që ta përmirësojnë deficitin e raportuar prej 35 milionë eurove në fund të këtij muaji, në mënyrë që t’i shpëtojë penalizmit nga UEFA për Fair-Playin Financiar, dhe kjo e ka shtyrë mbrojtësin grek që të shikojë transferim diku tjetër.
Deri në këtë fazë të bisedimeve, klubi rus u ka dhuruar italianëve 30 milionë euro, me pesë vjet kontratë, ku qendërmbrojtësi do të fitonte 6 milionë euro për sezon, mirëpo Roma i kërkon 40 milionë euro për sigurimin e shërbimeve të tij, në të kundërtën, ai do ta vazhdojë karrierën edhe më tutje në Itali. (b.an)