Partia Dmoekratike mbylli zyrtarisht fushatën në një miting të zhvilluar në Tiranë. Mitingu i PD u zhvillua përballë kryeminsitrisë, aty ku për 3 muaj qëndroi çadra. Kryetari i opozitës Basha tha gjatë fjalës së mbajtur se shqiptarët u mblodhën pikërisht aty ku sipas tij qytetarët morën vendimin për ngritjen e Republikës së Re.
“Iu premtova se së shpejti do mblidheshim përsëri këtu për të tretën të vërtetën. Këtu nga kjo cadër ka ushtuar ditë për ditë e le ta dëgjojë sot e gjithë Shqipëria se cfarë keni vendosur për në datën 25 për Edi Ramën. (qytetaret brohorasin “ik”, “ik”) Edi Rama erdhi në pushtet para 4 vitesh duke premtuar 300 mijë vende pune, erdhi në pushtet duke premtuar rend e siguri, shëndetësi falas, asnjë vend të ri pune nuk hapi dot, Shqipëria u mbulua nga droga, bandat bënin ligjin, arsimi është në kaos, Rama pati 4 vite miliarda euro, por i harxhoi ato për veten e tij, dita e dielë është dita e gjykimit popullor me votë. E reja që po vjen, republika e re do sjellë me vete një pakt të ri mes politikës dhe qytetarit, kurrë më s’do keni kryeminsitra që krekosen mbi mjerimin tuaj, s’do keni kryeministër të qefeve dhe tekave të tij , ju meritoni kryeministrin e qytetarëve, kryeministrin e ekonomisë. Se ekonomia është cështja kryesore për të cilën vendosim ne këtë të dielë. Ka disa jave qe flet sikur te ishte ne opozite. Si i thonë kësaj? Ngaqë dëgjonte cadrën për 3 muaj filloi të flasë edhe ai sikur është i cadrës, por ai nuk është i cadrës, ai nuk është i republikës së re, ai është e vjetra, s’mund të bashkëjetojë krimi dhe droga me aspiratën për rend dhe siguri”, tha Basha.
Të dielën bashkimi i shqiptarëve do t’i japë fund me votë regjimit të korruptuar, njeriut që vuri timonin e tij mbi interesin e cdo shqiptari. Njeriun i cili për pushtetin e tij rrënoi ekonominë, vuri kriminelët në isntitucione, e mbushi Shqipërinë me drogë. Ky është kryeministri i katër viteve që shkuan, kryeministri që ne, ju do ta largoni me votë ditën e dielë.”-tha Basha.
Më tej lideri i PD deklaroi se të dielënm votohet për ekonominë
“Të dielën nuk votohet për Ismail Qemalin dhe Skënderbeun, të dielën votohet për ekonominë tuaj, punën dhe punësimin tuaj. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ndaj këto zgjedhje keni dy zgjidhje: Të qëndrojmë këshrtu siç jemi me një njeri që për katër vite nuk mbajti asnjë premtim, me taksa të larta, me paratë që bëhen fasada dhe palma…. Zgjidhja tjetër është dera e Partisë Demokratike, e Republikës së Re, e ekonomisë dhe taksave të ulëta për vendin.”-tha Lulzim Basha”, tha Basha.