Mesditën e së premtes, kreu i shtetit, ka akorduar dekoratën e 1000 të tij.
Ajo i është akorduar Bido Latifit, një personazhi të njohur gjatë pushtimit nazi-fashist, në zonën e Lazaratit.
Familjarëve të tij i është dorëzuar titulli “Dekorata e Artë e Shqiponjës” me motivacionin “Udhëheqës i shquar popullor në betejat për Pavarësinë e Shqipërisë dhe ato kundër okupatorëve të huaj. Ka luajtur një rol të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë ”.
Top Channel ka kryer një vëzhgim ne faqen e internetit të Presidencës, ku janë të publikuara të gjitha dekorimet e bëra prej tij, që prej datës 24 korrik 2012, dite kur mori detyrën, e deri më sot.
Në 1795 ditë në detyrën e kreut të Shtetit, Presidentin Nishani, ka akorduar 1002 dekorata.
E përkthyer në shifra, në çdo 44 orë si President, Nishani ka dhënë një dekoratë. Numër ky që pritet të rritet, duke pasur parasysh, se Bujar Nishani, do të jetë President i Republikës edhe për 31 dite të tjera,
TABELA
Dekorimet e Presidentit Bujar Nishani ( 24.07.2012 – 23.06.2017 )
Titulli “Mjeshtër i madh” – 244
Dekorata “Nderi i kombit” – 219
Dekorata e Artë e Shqiponjës – 86
Titulli “Naim Frashëri” – 85
Titulli “Për merita të veçanta civile” – 81
Dekorata e Flamurit Kombëtar” – 68
Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” – 65
Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 52
Dekorata e Mirënjohjes – 31
Dekorata “Pishtar i demokracisë” – 30
Dekorata “Nënë Tereza” – 24
Titulli “Martir i demokracisë” – 18