Vëzhguesit ndërkombëtarë, që monitorojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të paraqesin deklaratën e tyre paraprake të pas zgjedhjeve në një konferencë për shtyp, të hënën më 26 qershor, në Tiranë.
Misioni është një nismë e përbashkët e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (Asambleja e OSBEsë), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe Parlamentit Europian (PE).
Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, Koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesëve afatshkurtër të OSBE-së, pasuar nga Paolo Corsini, Kreu i delegacionit të APKE, Marietta Tidei, Kreu i delegacionit të Asamblesë së OSBE-së, Eduard Kukan, Kreu i Delegacionit të PE-së dhe Ambasadori Peter Tejler, Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it.
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja./a.m.