Koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka bërë ftesë AKR-së të bashkohet me ta për të formuar qeverinë e ardhshme, njoftojnë mediat kosovare. Megjithatë, AKR-ja ka deklaruar se pavarësisht posteve të mira që i ka ofruar ky koalicion, ata nuk pranojnë të bashkohen me ta.
Agim Bahtiri nënkryetar i AKR-së ka pranuar se kanë pasur diskutime dhe ftesë nga ana e koalicionit PAN, dhe se i janë ofruar pozita shumë të larta vetëm që të shkojnë në koalicion me ta.
“Ne nuk do të lëvizim nga lidhja me koalicionin që kemi me LDK-në. Jemi në pritje të rezultateve dhe certifikimin e tyre”, ka thënë Bahtiri.