Në mbyllje të fushatës elektorale në Kurbin, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ironizoi kryeministrin Edi Rama kur tha se ai nuk ka plan, ndërsa bën thirrje që të dielën të votohet për Ismail Qemalin e Skënderbeun. Basha tha se të dielën nuk votohet për Ismail Qemalin dhe Skënderbeun, por për ekonominë.
“Kisha e Lacit shtëpia ime shpirtërore. Më ka marrë peng Zoti, kam lindur në një ditë me ditën e Shna Ndout”, tha Basha.
Basha tha se arritja më e madhe e Ramës është se 56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëri. Ai u shpreh se Rama nuk di t’i japë makinës dhe mbrëmë kërkoi timon anijesh.
“Shqiptarët bëhen gati të votojnë kundër njeriut që nuk mbajti premtimet, pasi pati prioritet tekat e tij. Dita e diele është dita e vendimit të madh. Rama premtoi uljen e taksave, po në fakt i rriti. Arritja e tij është se sot 56% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëri. Dhe pas 4 vitesh flet si opozitar a thua se nuk ishte ky në timon për 4 vote. Ai sërish kërkon timonin. Ai nuk di ti japë makinës dhe mbrëmë kërkoi timon anijesh. Ai nuk duhet ta ketë kurrë timonin, pasi atë do e keni ju. Unë do punoj për pushtetin dhe pasurinë e gjithsecilit prej jush. Ky nuk di t’i japë as makinës as anijes”- tha Basha.
a.ç