Gjermania miratoi sot përfundimin e financimeve publike për partitë politike më ekstremiste, në mesin e tyre grupimi NPD, pas dy dështimesh për t’a përjashtuar në Gjykatën Kushtetuese.
Deputetët votuan një ndryshim të Ligjit Themeltar gjerman, Kushtetuta demokratike e pas-luftës për të përjashtuar sistemin e financimit publik të atyre partive që janë armiqësore.
Kjo masë synon krysisht pët të privuar nga e drejta e financimit partinë nacional-demokrate të Gjermanisë (NPD), formacion i ekstremit të djathtë me qasje të theksuara radikale të Gjermanisë.
“Shteti nuk ka për të financuar ata që duan t’a shpërbëjnë”, u shpreh para votimit deputeti konservator Volker Ullrich (CDU-CSU).
Më shumë se dy e treta e deputetëve votuan pro kësaj mase. Projekti ishte mbështetur nga partitë e koalicionit qeverisës të formuar nga konservatorët e kancelares Merkel dhe social-demokratët./b.d