Drejtuesi i listes së kandidatëve të Partisë Socialdemokrate për Qarkun e Elbasanit Taulant Sinani dhe kandidatët e tjerë per deputetë të kësaj partie kanë deklaruar sot mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste.
Ata kanë kërkuar që cdo vote të shkojë për Edi Ramen dhe Partinë Socialiste. “Votoni numrin 2, harrojeni numrin tonë apo numrat e tjerë”, u shpreh drejtuesi i listës së kandidatëve te PSD Elbasan.
Ai shtoi se: “Në kuader të fitores dhe vazhdimësisë së Qeverisë Rama për vazhdimesinë e reformave dhe implementimin e tyre unë Tauland Sinanaj kryesuesi i listës të PSD për Qarkun Elbasan tërhiqem nga gara dhe mbështes Partinë Socialiste aleatin tonë historik duke votuar numrin 2.” /b.d