Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk do të donte të emëronte një person të varfër në krye të Ekonomisë, ndërsa justifikoi kabinetin e tij, i cili mendohet të jetë më i pasuri në historinë e vendit.
Duke zhvilluar një bisedë me sekretarin e Tregtisë, Wilbur Ross, një investitor miliarder, Trump shtoi se ata tërhiqen nga paratë dhe u është dashur të heqin dorë nga çdo gjë për t’u emëruar në këto pozicione.
“David M. Solomon i ‘Goldman Sachs’ (një banke investimesh shumëkombëshe në Amerikë) është një president i zgjuar, i cili na ka përfaqësuar duke u përfshirë në aktivitete që fillonin nga pagesa shumë të mëdha ditore deri në ato më pak të vogla”, tha presidenti Trump.
“Këta janë persona me mendje të mëdha dhe të shkëlqyera të biznesit. Kjo është ajo për të cilën ne kemi nevojë dhe që na duhet, në mënyrë që bota të mos përfitojë nga ne”, tha Trump.
“Ne nuk do të lejojmë që bota të përfitojë nga ne, dhe unë i dua të gjithë njerëzit, të pasur apo të varfër qofshin ata , por në këto pozicione të veçanta unë nuk do të doja të emëroja një person të varfër. A do të kishte kuptim kjo?”, shtoi ai.
Sekretari i Trumpit për Arsim, Betsy DeVos është gjithashtu një trashëgimtare miliardere, ndërsa sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ish-shefi i gjigantit të naftës “Exxon”, ka një pasuri prej qindra milionë dollarësh.
Zyrtarë të tjerë të pasur të përfshirë në listën e emërimeve janë sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe sekretari i Strehimit, Ben Carson./b.d