Kreu i Partisë Demokratike vazhdoi takimet me qytetarët në zonën e Maliqit, ku u tregoi për zgjidhjet, që sipas tij, vijnë nga plani ekonomik i opozitës.
Basha u takua me pensionistë dhe u tha se me planin e tij, rritja e pensioneve do të nisë brenda vitit dhe deri në fund të mandatit të parë, nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë.
Basha u takua edhe me sipërmarrës, që njohën kreun e opozitës me vështirësitë që hasin. Basha u premtoi se plani i PD-së do të ndezë motorin e ekonomisë, do të sjellë rritje të konsumit, rritje të prodhimit dhe futjen e parasë në qarkullim.
“Një plan i kombinuar që sjell zhvillim, vende pune, dhe mbështetje për të pamundurit, për të rinjtë dhe pensionistët”, tha Basha.
a.ç