Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter u zhvillua në orët e pasdites në brigjet e ishullit grek të Kretës. Epiqendra ishte në 48 kilometra thellësi në det, tre kilometra në jug të Rethymno, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës. Nuk ka informata për dëme apo lëndime, sipas AKSH.