Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në “Rrugën e Kombit” në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.
Aksidenti mendohet të ketë ndodhur si pasojë e daljes nga rruga të një betoniere e cila më pas ka përplasur disa automjete që ndodheshin pranë një lokali.
Dyshohet të ketë edhe disa të plagosur.
a.ç