Sipas Rexhep Selimit të Vetëvendosjes, LDK-ja nuk mund të shkojë në opozitë në legjislaturën e ardhshme.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se Vetëvendosje do të diskutojë me LDK-në lidhur për një koalicion të mundshëm qeverisës.Selimi vlerëson se e gjithë situata që është duke u zhvilluar do të vendoset nga LDK-ja.
“LDK ose do ta determinojë situatën e do na përkrahë, ose do të jetë shkaktare ta qojë vendin përsëri në zgjedhje e do ta përkrahë klanin PRONTO”, ka thënë ai. “Nëse nuk e përkrah mandatarin e dytë, LDK nuk shkon në opozitë por shkojmë në zgjedhje”.
Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte thënë se nëse LDK nuk arrin marrëveshje me ndonjë partner që i ofron pozitën e kryeministrit, kjo parti do të shkojë në opozitë. (b.an)