Një njeri i dehur është sulmuar për vdekje nga një grup i madh i qeneve endacakë.
Incidenti, i cili u kap nga kamerat e rrugës ka ndodhur në Rusi.
Njeriu, emri dhe mosha e të cilit nuk janë bërë të ditur, ishte një roje sigurie që kishte ushqyer rregullisht qentë e humbur gjatë dy viteve të fundit.
Në këtë video shihen afërsisht 12 qen duke e rrëzuar personin dhe më pas duke e shqyer sa ai ishte i gjallë.
Ai shihet që është i dehur sepse edhe pse ai sulmohet nga këta qenë, ai përsëri nuk e lëshon birrën nga dora. Ai thuhet se ka vdekur vetëm 2 minuta pasi u sulmua nga qentë./a.m.