Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa qytetarë në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë me ta këndvështrime mbi zgjedhjet.Shefi i qeverisë u ka bërë thirrje komentuesve që të votojnë Partinë Socialiste pasi është me rëndësi se cila parti do të udhëheqë Shqipërinë në vijim.Rama theksoi se PD e udhëhoqi dy herë qeverinë duke e çuar vendin për skrap.
REPLIKAT
Qytetari 1: Punoni ne favor te vendit dhe popullit nuk esht me rendesi se cilla parti e udheheq Qeverine.
Edi Rama: Eshte me shume rendesi se cila parti udheheq Rifa, sepse dy here qe udhehoqi PD-ja Shqiperia shkoi per skrap!
Qytetari 2: z.Kryeminister, me shqeteson nje gje ,gjith keto leke per punime nga dalin,nuk e di mire gjendjen ne shqiperi se jetoj ne Greqi por dua ta di se kam frike mos katandiset dhe Shqiperia si Greqia
Edi Rama: Mos u shqeteso, s’ka asnje rrezik te tille dhe ngri telefonin e bej 10 vota per nr.2 deri te dielen!
Qytetari 3: Do turizmin po ruga e syryt te kalter vajti 20 vjet qe pret te behet vetem 3 kilometra 20 vjet se ben njeri
Edi Rama: Turi, nuk behen ne 44 muaj te gjitha ato qe s’jane bere po jane shkaterruar ne cerek shekulli! Prandaj forca vella, ta bashkojme Shqiperine dhe ta ngreme lart flamurin tone me shtet, pune, mireqenie
Qytetari 3: Vlora del shume mire ne sondazhe po Tirana eshte me dobet nga te gjitha dhe eshte kryeqyteti i vendit. Lali Eri nuk po punon sa duhet ne fushate ?
Edi Rama: Mvaret çfare sondazhesh ke pare Une besoj se Tirana do jete lokomotiva e fitores dhe qytetaret e Tiranes, do vene Tiranen dhe Shqiperine mbi bindjet politike e mbi partite. Lali Erin e kemi kampion por pa nje mbeshtetje te forte ne 25 qershor, Tirana rrezikon shume njesoj si ne te shkuaren. Prandaj kjo vote eshte edhe per te fuqizuar motoret e Bashkise se Tiranes/a.ç