Pak më parë një tjetër kandidat për deputet i Partisë Social-Demokrate së Skënder Gjinushit në Vlorë, Leonard Beqiri është tërhequr nga gara po me arsyetimin se përfaqësohet nga Rama.
Të njëjtën gjë bëri edhe kandidati për deputet i Frymës së Re Demokratike, Astrit Kuçi i cili u tërhoq nga gara në Shkodër. Ai është shprehur se është tërhequr nga kandidimi pasi ka vendosur të mbështesë Partinë Socialiste. Kuci është kryetar i partisë së drejtuar nga Bamir Topi në Pukë. Në një prononcim për Puka Tv, Kuçi tha se është në mbështetje të kandidatit socialist Paulin Luli dhe madje i bëri thirrje edhe simpatizantëve të tij të votojnë për Lulin.
ma.me