Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së tij në Paskuqan ditën e sotme ironizoi sërish kundërshtarët e tij politikë. Ai rikujtoi Suden e firmave piramidale duke thënë se “s’po na lë rehat Sudja edhe sot e kësaj dite.
“Na ka kap mallkimi i Sudes, na shfaqet njeher me fytyrën e Lulit, njeher të Blushit, njeher të Vasilit. Është moment historik, duhet ta bëjmë bashkë këtë punë. Unë s’dua më shumë pushtet për veten me thënë të drejtën. Se po të ishte për pushtet rrija atje në hije të pemës, rehat qef o qef,” tha Rama.
Krei i qeverise ka nenvizuar edhe faktin se krisja me LSI erdhi per shkak te Reformes ne Drejtesi