Fushata elektorale ka rezervuar një axhendë të ngjeshur politike jo vetëm në terren, por edhe në studioit televizive. Ekranet shqiptare këtë mbrëmje të së hënës duket se janë pushtuar nga dy miq mes tyre, njëri president dhe tjetri kryeministër. Bëhet fjalë për presidentin turk Erdogan dhe kryeministrin Rama. Presidenti turk, vjen në një intervistë të rrallë për mediat shqiptare. Ai është i ftuar te “Top Story” përballë Sokol Ballës, dhe nuk ka kursyer as mesazhet për dy liderët e së majtës shqiptare, Rama dhe Meta teksa thotë se “është për solidaritet mes tyre”, duke lënë të kuptojë se ëhstë informuar për ëprlasjet e fundit mes tyre.
Ndërkohë, kryeminsitri Rama vjen në një tjetër përballjem me gazetarin Ylli Rakipi në News 24. Nga turi elektoral në disa zona, Rama i drejtohet studios së News 24.
Intervista me Erdogan:
Balla :president faleminderit per mikpritjen ne shtepine tuaj
Erdogan: dua te falenderoj shqiptaret per mundesine qe me dhatë te jemi se bashku ketu ne seline presidenciale ne stamboll.
Balla: Zoti President si e shikon turqia shqiperine dhe shqiptaret duke marre parasysh te kaluaren
Erdogan: Marrdhenietmes turqise dhe shqiperise jane te nje thellesie te pashoqe mes vende të tjere. Ne kemi qene se bashku per 500 vjet dhe ajo bashkesi ka qene shume e forte dhe qe nga ajo kohe kemi vazhduar ne menyre te angazhuar. Shqiperia eshte nje vend unik me shumellojshmeri fetare dhe kulturore dhe ne kete aspektka nje respekt reciprok myslimaneve dhe te krishtereve. Kjo bashkejetese ne kete drejtim është një pasuridhe une lutem shpesh qe kjo te mbeshtetet edhe me tej nga shqiperia. Por ka edhe nga ata qe po perpiqen qe ta ndajne dhe percajne shqiperine. Lutem qe ata të thyejnë kokën në mur. Keto ceshtje të harmonisë fetare, që për një vend tjetër mund të jetë sensitive e bëjnë shqiperinë nje vend edhe me të bukur. Dhe kete pasuri nuk duhet ta preke askush. shqiptaret dhe qeveria nuk duhet tua lejne te tjereve ta shkaterrojne.Dua t i uroj fat mikut tim te dashur kryeministrit edi ne perpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit te zgjedhur. Personalisht jam per solidaritet mes tyre. Zgjedhjet ne shqiperi do te shenojne fillimin e nje epoke te re dhe une besoj qe shqiptaret do te fuqizojne te ardhmen e tyre.
Balla: Duket qe jeni te mireinformuar pasi ditet e fundit mes kryeministrit rama dhe presidentit te zgjedhur meta ka pasur disa debate te forta mbi zgjedhjet, ndaj shpresoj qe ata ta kuptojne si duhet kete mesazh
Erdogan: Por te themi te verteten, më shqeteson te shohim kete debat të kohës të fundit mes dy institucioneve të shtetit, mespresidentit te zgjedhur dhe kryeministrit. Keto gjera e bejne nje vend te humbe shume. Une e di qe debatet ne kete periudhe do te ndreqen dhe zgjedhjet do t’i bashkojne shqiptaret duke u dhene me shume force per te qendruar mbi kembet e veta. E di qe Do te arrini shume ne te ardhmen.
Balla: Kujt i referoheniekzaktesisht kur thoni se ka forca qe duan te ndajne dhe percajne shqiperine? Dhe cfare do te beje turqia qe te solidarizohet dhe mbeshtese shiperine ne lidhje me kete?
Erdogan: Nuk do te permend emra. Politkanet ne shqiperi ndajne opinionet dhe kend veshtrimet e tyre me ne kur takohemi dhe cfaredolloj ndIhme, politike, tregtare, kulturore, ekonomike, ushtarake ne mund t’jua japim. Jemi te vendosur te japim cdo lloj mbeshtetjeje per shqiperine sa here qe duhet sepse mendojme qeshqipria eshte nje vend i rendesishem ne ballkan. Eshte burim solidariteti.Persa i perket rujtjes se stabilitetit medoj se shqiperia luan nje rol thelbesor. Stabilitet i ballkanit eshte shumë i rendesishem ndaj nje vend qe ka kete rol domethenes ne ballkan nuk duhet te kete asnje dobesi. Ndryshene do te shqetesohemi shume per ballkanin dhe nese shqiperia eshte e dobet. Ndaj duhet ta mbajme te bashkuar shqiperine, te solidarizuar dhe nuk duhet te lejojme qe te tjeret te perfitojne nga ndonje mundesi per te berete kunderten.
Balla: A jane shqiptaret nje investim special ne vizioonin tuaj te ri personal dhe ate te turqise ndaj ballkanit?
Erdogan: Ne nuk e perceptojme keshtu situaten. Jo cdo gje duhet te konsiderohet ekonomikisht. Duhet te keni nje vizion civilizimi dhe historik. E permenda me pare e marrdheniet tona datojne 500 vjet me pare. Ndaj nuk eshte ajo menyra se si ne i qasemi shqiperise. Ne kemi shume artefakte historike nga pararadhesit tane ne shqiperi dhe kemi lidhje te aferta farefisnore dhe gjaku me shqiptaret dhe jo vetem me shqiptaret por kudo ne ballkanme te cilet jemi kusherinj, ne maqedoni, Bosnje hercegovine kjo eshte ajo qe shihni ju. Ne te gjithe kete hapesire ne shohim vetëm te aferm ndaj nuk duam percarje. E njejt gje vlen edhe per Serbine.Ne gezojme nje thellesi historike te lidhjeve tona dhe duam qe keto lidhje te mbeten te forta. Ato duhet te ruhen dhe te zgjerohen dhe te forcohen ne menyre qeketo vendete jene te forte.
Balla: Kryeministri Edi rama, miku juaj, ka deklaruar se refuzimi i vendeve te be ndaj integrimit te shiperise do te beje qe forca te tjera te ndikojne dhe gjejne zgjidhje te tjera apo ndoshta te detyrojne shqiptaret te bashkohen kudo qe jane ne shiperi kosove dhe maqedoni ne krijimin e nje shqiperi te madhe. Mendoni se ekziston kjo mundesi, perspektiva apo rreziku i dickaje te tille?
Erdogan: Nuk eshte ajo qe do te donim te mendonim. Cdo vend duhet te konsiderohet ne kushtet e tij gjeografike. Nderhyrje si ato qe kemi pare ne histori jane te gabuara. Cfaredo qe po ndodh ne lindjen e mesme ne Irak Siri ne shohim pasojat e ketyre nderhyrjeve ne portat tona dhe nuk duam te shohim nderhyrje te ngjashme ne ballkan.Ekzistojne ata qe po bejne llogari te tilla me ballkanin dhe ne nuk do t i lejojme ata qe te arrijne synimet e tyre.
Integriteti territorial i shteteve te ballkanit duhet te respektohet njehere e pergjithmone. Kete mbrojme ne dhe keshtu duhet te jete. Maqedonia, Bosnje hercegovina Shqiperia apo Serbia s’ka rendesi emri, per asnje nuk duhet te luhen me keto lojera. Te gjithe keto vende duhet te ruajne integritetin territorial sic ka qene ne te kaluaren e sic duhet te jete ne te ardhmen.
Balla: Shqipëria ka nje shumice te moderuar popullsie myslimane. Jo pak here ne disa qarqe te caktuara europiane ky eshte pare si problem sidomos kur vjen puna tek integrimi europian. Mendoj se edhe turqia ka te njejtin problem. Si duhet te reagojne vendet me shumice myslimane qe kne mbeshtetje popullore per antarsim ne be ndaj ashpersise se vendeve europiane?
Erdogan: Eshte sh e veshtire te parashikosh cfare nuk ka ndodhur ende. Ne jemi nje vend negociues me BE. Ne nuk jemi vend antar ende. Ndaj s eshte shume e sakte të flasësh per cdicka qe ska ndodhur, pordo jem i qarte. Cilido qofte besimi fetar, dhe ne shqiperi ka shume prej tyre qe bashkejetojne ne paqe, ata qe s’e gelltisin dot kete unitet dhe nese duan qe te ndajne ate vend, ne u themi se na duhet ta ruajme ate vullnet per bashkejetese. Per kete do tebejme thirrje gjithmone.
Ne Bosnjë për shembull eshte e qarte c po ndodh. Zbatimi i dejtonit nu k solli ate qe pritej. Ne kemi nje thenie qe e këmi përdorur ne aleancën e civilizimeve: diferencat tona jane burim mireqenieje. Ndaj nuk duhet t i frikesohemi. Duhet te ndjehemi mire me kete. Ky eshte nje parim themelor ne botkuptimin tone e qe duhet te mbrohet. Shipëria, Bosnjë Hercegovina, maqedonia dhe kosova do te perfitojne nga kjo.
Balla: Ekziston nje bindje ne ballkan se presidenti erdoan ne turqi favorizon nje grup te caktuar partish ne kosove maqedoni dhe shqiperi. A eshte e vertete kjo? A ka ndonje gje te vertete
Erdogan: Ky eshte nje pretendim i shemtuar dhe s’eshte nje gje e bukur ta thuash. Mund te kete parti politike me te cilat ndajme te njejten ideologji ose mund te kete edhe ne europe. Shume parti poltike ne ballkan i shprehin pikëpamjet e tyre dhe ka nga ato qe duan te perfitojne nga eksperienca jone,qe duan te mesojne nga ne dhe ne jemi mese te kenaqur tindihmojme. Nga pikpamja intelektuale kjo s duhet te shqetesoje askend. Eshte ndarje njohurish, s duhet te shqetesoje. Por ne si turqi nuk dote perfshihemi ne garen politike. Kjo s dote ishte e drejte dhe gara s dote kishte kuptim. Por duke folur ne planin nderkombetar nese disa parti kerkojne njohurite tona ne do te jemi te kenaqur t i ndajme me to.
Balla: Tani qe me kujtohej gjate kohes qe keni qene kryeministër ju keni qene mjafti afert me kryeministrat shqiptare madje si president i keni ftuar ata ne eventet personale si dasmat e femijeve tuaj dhe perurime veprash te medha. Cfare mbani mend nga tre kryeministrat, gjeja me interesante nga ata?
Erdogan: Sigurisht nuk eshte nje gje qe e bejme vetem ne. Ne mbare boten ftohen lideret ne ingaurime invetimesh te rendsishme. Duan te shohin prezencen e miqve. Eshte domodoshmeri e te qenit politikan vizionar. Une ftoj shume miq te mi nga ballkani, nga be, ne inagurime. Nga lindja e mesme, berluskoni eshte ftuar ne shume evenimente dhe ceremoni inaguruese. Ngjashem edhe nga shqiperia u ftua nje kryeminister, dhe zoti karamanlis i greqise u ftua ne dasmen e femijes tim ketu ne stamboll. Keto ftesa forcojne lidhjet tona.Keshtu e shoh une situaten.
Keto kujtime mbajme mend me kalimin e viteve. Kur martova vajzen ftova shume miq nga e gjithe bota dhe kjo na lumturoi, qe nga kyeministri pakistanez deri te gruaja e sheikut te katarit.Mirënjohje edi Rames qe pranoi ftesen time dhe mori pjese ne ceremoni si inagurimi i ures.
Balla: Dhe ju ishit shoferi i tij)
Erdogan: Keto jane hapa perpara qe ndermerren nga vizionaret
Balla: Zoti presidet le te flasim per per nje zhvillim delikat. Si po shkojne punet ne turqi pas perpjekjes per grusht shteti?
Erdogan: Pas perpjekjes per grushtit te shtetit dhe nderhyrjeve te organizated terroriste te fetulllah gylen ne kemi arritur disa perparime. Te ardhurat tona per fryme jane me shume se 11 mije dollare dhe po rriten. Kete vit ne tremijoron e pare ne kemi nje rritje 5% cka esh sh e rendesishme. Ekonomikisht renditemi te trete pas kines dhe indise dhe do rritet me tej. Kemi marre shume masa sidomos persa i perket eksporteve.Eksportet me shume se 2,5% ne kete rritje.dhe bashke me keto hapa kemi marre rdhe ne drejtim te investimeve te huaja dhe vendase. Investimet e huaja po rriten e po ashtu edhe investimet e brendshme per shkak territjes së besimit. Ne do te behemi me te forte persa i takon konkurences ne nivel global.
Balla: Shqiptaret do te vazhdojne te vijne ne vendin e preferuar per pushime ne antalia?
Erdogan: Do te jemi mese te lumtur t i mirepresim. Kemi lidhje te ndryhme dhe te forta me shqiptaret dhe te mos harrojme seka shumë turiste qe shkojne nga turqia ne shqiperi sepse shqiperia eshtë shume e forte ne terma te turizmit bregdetar. ka shume bukuri per te ofruar. Ka sh qytetare turq qe shkojne ne shqiperi. Pervec kesaj, investuesit turq po angazhohen gjithnje e shume ne shqiperi me aktivitete turistike.
Balla: Kur edirama u zgjodh me 2013n beri buje ndryshimi i kursit, jo me greqi por turqi. Ka sh njerez qe qe thon se investimet turke nuk mjaftojne duhet te kete me shume
Erdogan: Investimet turke ne shqiperi kane arritur ne nivele shume serioze.Rreth 3 miliarde investime. Nuk e di sa investime keni marre nga vendet e BE. Por tonat nuk do ndalen. Ne te kunderten do të mbeshtesim rritjen e tyre. Ne vecanti ne turizem. Do te kete disa nisma dheturqia, italia e greqia do te jene partneret e parapelqyer per tregti dhe do te kete gjithnje e me shume investitore turq.Ne Shqiperi ne kemi nje rreze te gjere investimesh dhe disa dite me pare disa sipermarres turq biseduan me mua ne lidhje me perspektiven e investimeve ne Shqiperi pas zgjedhjeve.Ata do te duan te shohin panoramen dhe do te kete nje perparim domethenese ne fushen einvestimeve tona.
Balla: Zoti president ju permendet rolin e fetyllah gulen ne perpjekjen per grusht shteti te vitit te kaluar. Televizioni im Top Channel publikoi kete vit detajet sesi ambasadori turk u kaloi nje dokument non paper autoriteteve shqiptare per investime te prezumuar te intersave te gylen ne shqiperi. A ka kerkuar turqia zyrtarisht kontroll, konfiskim, nderprerje te bizneseve te caktuara qei konsideron te mbeshtetura nga gyleni ne shqiperi? Si psh. (Emrin e pare s ‘e kap dot ) vendeka apo nje zinxhir shkollash ne shqiperi?
Erdogan: Kjo eshte ajo qe dua te them. Kam nje thirrje te vecnte per shqiptaret: ju lutem mos dergoni femijet ne shkollat e Fetullah Gylenitdhe se dyti: i dashur miku im Edi Rama, une kam te njejten kerkese, dhe per Presidentin e zgjedhur: ju lutem mos kini me besim ne keto shkolla porkontaktoni ato te Fondacionit Marif, te themeluara nga ministria turke e Arsimit, sepse ata nuk do t’i viktimizojne rinine shqiptare dhe do te edukohen ne menyren me te mire. Ndaj ju lutem mos shkoni me ne shkollat Fetyliste. Ne shume vende shkollat e maarif foundation kane vendosur lidhje te ngushta me OJQ dhe Ministrite e Arsimit.Fetyllahistet jane kthyer ne nje rrezik per Turqine dhe une do te jem sh i qarte ne kete drejtim: Shqiperia eshte nje vend me popullsi te vogel dhe ata mund te perbejne nje rrezik edhe me te madh, kane si synim te terheqin femijet e familjeve te mira dhe i arsimojne e rrisin ne nje menyre te atille qe te indoktrinohen dhe te infiltrohen ne institiucionet shtetrore duke rrezikuar keshtu shtetin shqiptar ndaj s duhet tua jepni kurre kete mundesi.
Balla: Kjo eshte me shume nje keshille, apo kercenim. Prinderit duhet t i cojne femijet ne shkolla te tjera turke si marif foundation apo qeveria juaj ne te vertete planifikon te ushtroje presion ndaj tiranes qe te mbylle shkollat ekzistuese?
Erdogan: Se pari, me nje vend mik si Shqiperia, une nuk do ta perdorja nje shprehje qe do te tingellonte si kercenim ne lidhje me ceshtjet tuaja te brendshme.
Por kjo organizate terroriste mund te behet burim kercenim per Shqiperine dhe mund te jete teper vone. Nje vend si turqia me 80 milion banore u be objektiv i nje organizte terrosiste si Feto.Ata jane infiltruar ne forcat e armatosura, polici. Dhe ne tani po i pastrojme fetullahistet nga keto sherbime.249 qytetare u martirizuan ne duart e fetullahisteve dhe 2194 jane bere veteran invalidë. Shqiperia duhet te nxjerre mesime nga ajo qe kemi kaluar ne sepsenese ia dolen ne Turqi mund te bejne te njejten ne Shqiperi neser apo pasneser. Po ju flas si vella, sigurisht nuk dua kurre qe te vije puna deri te ky rrezik por vetem dua tjua kujtoj parakohe qe ekziston kjo mundesi qe disa lojera te caktuara te mos luhen ne Shqiperi dhe te merrni masat e duhura dhe qe fondacioni marifte vendose kontakte me autoritetet shqiptare ne menyre qe rinia atje te ndjeke shkollat e reja qe do te hapen.
Balla: Doja tju beja dhe dy pyetje të tjera. Shume njerez ne turqi ju shohin si hero. Pas tentatives per grusht shteti pati krituka per shkelje te te drejtave te njeriut. Cila esh pergjigjia e pres erdon ndaj ketyre pretendimeve ?
Erdogan: Njerezit e mi u dhane pergjigjen me te mire atyre akuzave ne prill. Nuk kemi nevoje te japim pergjigje te tjera. U votua dhe pas referndumit te 16 prill, 52% e turqve mbeshteten sistemin ekzekutiv presidencial. Ky eshte nje hap i rendesishem perpara. Dhe ne nentor 2019 do te organizojme zgjedhje mbi bazen e ketij sistemiteri. 52% e votave s’arrihen lehte nga ndonjen parti politike.Ne arritem dicka. Ne kembim te kesaj njerezit e mbeshtesin taip erdoan dhe levizjen politike AK.Zgjedhja e tyre, vullneti i tyre e bejne demokracine, dhe me kete nuk spekullohet.Kur u zgjodha president mora 52% t votave.Dhe serish52% ne referendum. Keto jane fakte. Por
Kjo eshte nje fushate e nisur nga fetyllahistet. Dhe une E kam te veshtire te kuptoj pse miqte tane pererndimore I ndjekin keto manipulime. Dhe po ju pyes: a do te mbeshtesni nje president te zgjedhur ne menyre legjitime apo ata qe u munduam te permbysin qeverine me nje grusht shteti?Nese ju mbeshtesni demokracine dhe mbeshtesin ata qe rrezojne nje president te zgjedhur ne menyre demokratike atehere ju nuk jeni te sinqerte.
Balla: Pyetja ime e fundit. Erdha ketu me nje taksist dhe ai me tha te lutem pershendete presidentin tone. Ishte ng Ciragan taks agency dhe ju ka takuar vitin e kaluar. Une ne Tirane shkoj te berberet turq. Sigurisht ata jane te ndare, por shumica ju do. Bota po ndryshon shpejt, cili esh roli i individeve te forte si ju, si putin, trump, kanceleja merkel ne kete faze te re?
Erdogan: Rezultatet nga kutite e votimit legjitimohen vetem nese u sherben njerezve . Nese e ben kete nese ua mbush zemrat njerezve, ata nuk te neglizhojne kurre.Si kryeminister dhe tani president, gjate 14 viteve te fundit u kam sherbyer njerezve te mij pa pushim dhe populli turk s na la kurre pas dore.Votat tona u shtuan e u shtuan dhe erdhem ketu ku jemi sot. Vendi kur emorem ne drejtimin ishte nje katastrofe, po rrenohej ne cdo aspekt dhe ne e rritem kete vend: te ardhurat per fryme 11 mije dollare, nuk ishte me shumë se 2 mije dollare dhe ne nivel fuqie blerese renditemi te 14 et,: si ekonomi globale te 17 et. Njerezit nuk jane te verber. Ata e shohin cfare eshte arritur.Ju folët për shoferët e taksive dhe unë mendova menjehere uren e re.Kemi ndertuar kohet e fundit uren e trete ne ngushticen e bosforit dhe uren e osmangazi’ qe lidh stambollin me rajonin e egjeut.Nen ngushticen e bosforit kemi ndertuar tunelin e marmarase dhe nje tunel per automjete. Jane projekte shumëte rëndesishme per transportin ne stamboll. 79 vitet e fundit jane ndrtuar vetem 6100 km autosttada. 15 vitet e fundit ne kemi ndertuar 19 mije km autostrada. Njerezit mund t i shohin keto.Kemi 55 aeroporte. Ne avioneve ne te kaluaren cmimet e biletave ishin sh te shtrenjta. Sot turqit mund te kene luksin e fluturimit me cmime te uleta. Turqit i admirojne keto gjera.
Njerezit te duan po u sherbeve. Ata do te te mbeshtesin dhe gjithcka do te shkoje me mire ndaj po punojme me ritme maramendese.
Balla: Z,president ju falenderoj shume qe na kushtuat kohen tuaj. Ishte kenaqesi dhe nder i madh tju kisha ne emisionin tim ne top channel. Me duhet ta bej pershendetjen edhe ne shqip ne fund te programit
Tani dua te te falenderoj. Te pershendes gjithe shqiptaret personalisht dhe ne emer te te gjithe popullit turk, ju percjell ndjenjat me te thella nga zemra dhe ju lutem qendroni te bashkuar dhe mbajeni shqiperine, Tuajën.
Intervista e Ramës:
Pak minuta me vonesë për shkak të axhendës elektorale të kryeministrit, Rama dhe Rakipi kanë replikuar për shkak të shtyrjes me një javë të intervistës në News24.
Kjo, pasi kryeministri e kishte ftuar stafin e Neës24 në Gjirokastër për të bërë intervistën. Rakipi ka shpjeguar arsyet se përse intervista nuk u bë në Qytetin e Gurtë.
DEBATI
Rakipi: S’erdhe.
Rama: Jo s’erdhe ti.
Rakipi: Ku?
Rama: Në Gjirokastër.
Rakipi: Për fasadë.
Rama: Për arsye shëndetësore nuk mundeshe
Rakipi: Jo vetëm për mua, por për ata.
Rama: Për kë?
Rakipi: Lubonjën e Bushatin, se ishte sikur po merreshin për qokë
Rama: Jo, pse madje ato që kam bërë në Vlorë e Gjirokastër kanë pasur më shikueshmëri
Rama: Ju doni errësirën e kazanit këtu. Dilni nga kazanët e errët.
Rakipi: Për gazetarin nuk ka rëndësi por kur ai që të thërret përpiqet të përdorë.
Do më ngjisje në kala ti, atje është martuar Erion Veliaj, janë bërë festivale.
Rama: Ka pasur shumë ngjarje në kala. Por më e rëndësishmja nuk ishte vendi, po të bënim një bisedë të hapur.
Rakipi: Fasadën që bën ti.
Rama: Pse lahesh, pse krihesh, pse hekurosesh. Çe ke këtë fasadë? Pse merresh me fasadën.
Rakipi: Pse erdhe me kostum.
Rama: Më tha Fuga. Ai është lart.
Rakipi: Vetëm ai lart mund të ndryshojë ty…
Rama: S’më la Fuga pra. Në Gjirokastër do isha më atë kostum që vesh, këtu jo.
Rakipi: Higjiena nuk është fasadë…
Rama: Këto nuk janë higjiene. Po ti pse e ke hekurosur këmishën? Pse e ke vënë kravatën?
Rakipi: Po ti kur do del me zhubra?
Rama: Po mua lerë, ti se jam tjetër gjë.
Rakipi: Kam një pyetje për programin tuaj. Dua të marr mendimin e Fugës dhe të një ndonjë tjetër, që të më sjellësh programin e 4 viteve përpara se të mbyllet ky emisioni..
Rama: Të sjell unë manifestin ore. E kemi prezantuar në Durrës 3-4 orë në Kongres.
Rakipi: Para dy muajsh kemi bërë një bisedë bashkë. Besoj se fuga e gjen.
Rama: Pse kush je ti? S’do bëj Fuga detyrat e shtëpisë.
Rakipi: S’do e sjellësh në studio programin?
Rama: Pse e do në program ti?
Rakipi: Po
Rakipi: Kush janë shushunjat?
Rama:Dëgjuat ndonjë sulm për Metën?
Rakipi:Ju flisni për policinë gri…?
Rama: Nuk ka lidhje me Ilir Metën, por me një sistem të krijuar prej disa vitesh. Unë nuk flas për partitë. Po të them është sistemi që është ndërtuar për të kapur shtetin dhe për të përdoruar zyrat për të punësuar aktivistë partie dhe për të rritur influencën e partive, ku një parti ka pyjet, një sardelet, një pyjet etj. Dhe këta i caktojnë partitë. Këta njerëz nuk ndjehen të detyruar ndaj qytetarëve, por ndaj partive.
Rakipi: Edhe për partinë tuaj?
Rama:Ne kemi nisur të shohim një ndryshim në administratën e lartë, ndërsa pjesa e poshtme është keq. Ne marrim votat në popull dhe logjika thotë se partia e parë është fituese e zgjedhjeve. Fituesi është ai që ka mandatuar qytetari me votën më të madhe. Nëse PS nuk i ka votat, prapë do vendoset tepsia para.
Rakipi: Njëri nga aspektet e marrëveshjesh ishte emërimi i 6 ministrave…po tjetër?
Rama: Thelbi i marrëveshjes është fakti se qeveria dhe opozita do jenë në negociatë për hapjen e negociatave. Opozita do njoh rezultatin se kush do humbas në zgjedhje. Do ndajnë debatin. Debati i brendshëm vazhdon s’ka problem, ndërsa në raport me objektivin për tu futur në BE, janë avokat të futjes së vendit në BE.
Rakipi: Ju dhe Basha i jeni kthyer Atdheut dhe keni lënë mënjanë mëritë…
Rama: Kjo keni lënë mënjanë mëritë është e ekzagjeruar, Ne kemi bërë një marrëveshje në letër historike. Në realitet nuk e dimë se si do jetë. Marrëveshja në letër çon përpjekjen tonë për të bërë një shtet serioz në sy të partnerëve. Ne u bëmë për kaq shumë vite gaz i botës, duke shkuar në Bruksel duke folur jo si dy palë për të njëjtin shtet, por si dy shtete.
Rakipi: 5 orët tuaja që nuk janë transparente…
Rama: Pse?
Rakipi: Sepse ditë pas dite u zbulua diçka tjetër. Betë sulm ndaj të tjerëve, Kundër Metës dhe PDIU-së.
Rama: S’më intereson fare se ça bën Lulzim basha.
Rakipi: Ju nuk kishit marrëveshje kundër të vegjëlve?
Rama: Jo fare. Mos i ngatërroni gjërat.
Rakipi: Ju kërkoni tepsinë për vete?
Rama: Mënyra si funksionon është kjo. Mbaron zgjedhjet dhe kur partia e parë nuk i ka numrat fillon negociatat me partitë por në bazë të programit. Por ti më thua nëse vij duhet të pranosh 1-2-3 pika të programit. Këtu nuk funksionon kështu.
Rakipi: Kur e keni kuptuar ju këtë punën e tepsisë?
Rama: Që ditën e parë kur mbas zgjedhjesh jemi detyruar të bëjmë këto muhabete. Unë s’kam vajtur fare kam angazhuar njerëz.
Rakipi: Pra 4 vjet ke qeverisur me tepsi?
Rama: Patjetër mo… Lëri këto. Të lutem shumë.
Rakipi: E ke ditur që herën e parë?
Rama: Sigurisht që e kam ditur. Është një sistem pervers.
Rakipi: Jam i detyruar të pyes?
Rama: Po mos ma vërtit kështu gishtin. Pastaj kazani…
Rakipi: Të përgjigjem pak për këtë. Një njeri nga këta që i bën kazan ti, më tha mua ta mbledhim njëherë këtë: Ti themi legen. Jo i thashë se ai është kryeministri i vendit. Ça janë këto fjalë otomanësh…
Rama: Këto janë tamam kultura që duhet shkulur.
Rakipi: Për këtë shkak po e bën ti.
Rama: Jo është kultura e marrjes së pushtetit në emër të njerëzve dhe transformimin e pushteti për vete.
Rama: Ka një sistem gjërash njeriu kur ulet për të qeverisur dhe fillimi i betejës për të çuar tepsinë për skrap…as PS nuk duhet që të kujtojë dhe të veprojë sikur tani e ka gjithë tepsinë për vete. Ndërkohë që ajo çka unë kam bërë dhe ne kemi bërë është të fokusohemi tek reformat themelore. Kjo është një reformë e domosdoshme. Ne kemi bërë reformat themelore. Është momenti për t’i thënë shqiptarëve hapur, ky është një sistem që duhet shembur. Por se shemb dot unë. Ju them shqiptarëve ju e keni në dorë.
Rakipi: Ty të kanë penguar këta?
Rama: Ta mbaroj mendimin.
Rakipi: Unë i thashë shqiptarëve jam gati ta marr këtë përgjegjësi. Më ndihmoni t’ju ndihmoj.