Deputeti i PS, njëkohësisht kandidat i kësaj force në Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar pas video-skandalit të kandidatit të LSI-së Viktor Tushaj, i cili u kap duke i futur një zarf në xhep militantit të dhunuar Gjovalin Gjini.
Tushaj u justifikua duke e konsideruar si respekt ndaj filxhanit të kafes. Por Pjerin Ndreu thotë se nuk mund të quhet traditë kur fut zarfe nëpër shkallë.
“Viktor!
Tradita jone e kafes sic e quan ti, nuk ka zarf neper shkalle po nje shprehje solidariteti ne pjaten e filxhanit te kafes dhe pa zarf!
Keshtu qe njerezit per budallenj mund t’i beni sa te doni, sic keni filluar gjithe keto javet e fundit, me lloj-lloj sajesash e cudish, por te pakten leksione tradite mos jep.
Sepse fyen traditen duke e perdorur per te justifikuar nje gjest qe nuk nderon askend,” shkruan Ndreu në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka sqaruar se sulmi në Lezhë nuk ka qenë i motivuar politikisht edhe pse zyrtarë të LSI-së nxituan të gjejnë fajtorët.
“Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht,” tha policia.
Megjithatë, nga banesa e të dhunuarit, presidenti i ardhshëm Ilir Meta bërinjë deklaratë mjaft të fortë, duke paralajmëruar armatosjen e popullsisë, pasi siç u shpreh ai, policia nuk i mbron qytetarët.