Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Lezhë, Viktor Tushaj, u filmua teksa i fuste në xhep një zarf simpatizantit të LSI Gjovalin Gjini, pasi doli nga shtëpia e këtij të fundit së bashku me presidentitn e zgjedhur Ilir Meta. Kjo video solli reagime të shumta, madje u ngritën dyshime për dhunimin e Gjinit. Atij i’u dha zarfi nga kandidati Tusha pasi më herët ish-kreu i LSI kishte bërë deklaratën për armatosjen e popullit.
Pas qarkullimit të videos, ka ardhur reagime i Viktor Tushaj. Ai thotë se ka nderuar traditën e filxhanit.
“Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën tonë e kemi respektuar dhe do ta respektojmë këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, shkruan Tushaj në “Facebook”.
/a.m.