Sipas të njëjtave burime nga Krimet e rënda Holandezet kanë kërkuar që drejtësia shqiptare të japë një vendim për këtë vrasje, pasi sipas hetimeve të tyre ajo lidhet dhe me vrasjen e trefishtë të ndodhur në Maj 2015 në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.
Aktualisht për vrasjen e trefishtë, pranë Krimeve të Rënda është duke u zhvilluar gjykimi ndaj tre të pandehurve Klejvi Doçi, Markelljan Doçi, Salvatore Letizia. Në dosjen e holandezëve dhe pse nuk ka një emër konkret se cili është autori i ekzekutimit të Sulkut në Roterdam, hetimet kanë mundur të identifikojnë se kjo vrasje është e lidhur me prova me vrasjen e ndodhur tek ish Stacioni i Trenit në Tiranë.