Astrit Kuçi ka deklaruar sot dorëheqjen nga kandidimi në listën e Shkodrës si dhe nga drejtimi i Frymës së Re Demokratike për Pukën.
Në një reagim publik, Kuçi shprehet se do të mbështesë Partinë Socialiste këtë javë të fushatës që ka mbetur.
“Unë, Astrit Kuçi, kandidat i Fryma e Re Demokratike për deputet jap dorëheqjen nga kandidimi në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste Paulin Luli. Ftoj të gjithë anëtarët e FRD-së dhe simpatizantët, dhe votuesit që janë prononcuar për mua, të mbështesin kandidaturëne z.Luli” – u shpreh Kuçi.
Kuçi është kandidat i FRD-së në Qarkun Shkodër, i listuar i dyti. /b.d