Një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës, eshtë ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Kryekomisari Nikoll Vatnikaj mësohet se ka pësuar një atak kardiak e nuk ka mundur t’ia dalë mbanë.
Ndarjen nga jeta të kryekomisarit e kanë përjetuar me dhimbje të madhe familjarët e tij, sidomos vajza, Desantila, një prej blogereve të njohura në Shqipëri.
“Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!” shkruan Desantila bashkangjitur fotografisë me babain e saj të ndjerë.
Sot ne oren 10:12, ne Pallatin e Kongreseve do te kryhen homazhet e percjelljes se kryekomisarit. /b.d