Të parët që i nënshtohen testimit të urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë janë infermierët e katër spitaleve universitare në Tiranës, infermierët e QSUTsë, martenitetit “Mbretëresha Gelardinë”, marteniteti “Koço Glozheni” si dhe spitalit “Shefqet Ndroqi”. Testimi do të zhvillohet në orën 16:00 në ambientet e Universitetit të Mjekësisë dhe në Fakultetin e Infermerisë.
Ky testim vjen pas një procesi të gjatë kundërshtimesh dhe debatesh, midis Urdhërit të Infermierëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që nuk ngeli jashtë debatit politik. Ministria e Shëndetësisë fitoi betejën në Gjykaten e Apelit çka solli që disa muaj pas vendimit të nisë edhe aplikimi i testimit.
Megjithatë, zyrtarët e Ministrisë kanë deklaruar testimi nuk synon të largojë infermierët nga puna port ë pasqyrojë gjendjen aktuale të shëndetësisë.