Gjatë fushatës në Gjirokastër, ish-kreu i LSI-së e nisi me sulme ndaj kryeministrit Edi Rama. Meta tha se Rama e nisi operacionin kundër kanabisit në Lazarat, jo për të pastruar vendin nga droga, por t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe vetë shqiptarëve.
“Kush më shumë se Gjirokastra e ka provuar hipokrizinë e Rilindjes në këto 4 vite. A nuk ishin ata që nisën të bënin operacionin kundër kanabisit në Lazarat, por nuk u bë për të shkulur drogën por të mashtruar shqiptarët dhe botën dhe për të mbushur të gjithë Shqipërinë me drogë. Demokracia është votë e lirë. Si mundet që një parti historike bën referendum që të ndalojë zgjedhjet e brendshme në partinë e vet. Ku ndodh kjo? Fuqia mashtruese e Rilindjes qëndron tek arroganca që vjen ndaj njerëzve të thjeshtë,” tha Meta.