John Avildsen, regjisori i filmit “Rocky” dhe “Karate Kid”, që u bënë hite të mëdha të Hollivudit, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.
Djali John, Anthony tha se babai i tij ka ndërruar jetë në Los Angeles nga kanceri i pankreasit.
John Avildsen është treguar i sukseshëm me “Rocky”, të cilës ia ka shkruar skenarin, ku rolin kryesorë e luajti deri më atëherë i panjohuri Sylvester Stallone.
Filmi i vitit 1976, është tregimi për boksierin, që u bë një fenomen i llojit të vet dhe i cili fitoi Oscarin për fotografinë më të mirë, kurse Avildsen për regjisorin më të mirë.
“Karate Kid” ishte një tjetër hit i Avildsenoit. Filmi nga viti 1984, tregon historinë e një të riu i cili mëson për vetëbesimin nëpërmjet karatesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Avildsen ishte regjisor edhe i vazhdimit të dytë të “Karate Kid” që pasoi, por vetëm i një pjese të “Rocky-t” nga pesë që janë shfaqur pas filmit origjinal, përgatiti Koha. (b.an)