Presidenti i zgjedhur Ilir Meta dha një deklaratë të fortë nga Lezha, ku u takua me mbështetësin e LSI Gjovalin Gjonii cili u dhunua mbrëmjen e djeshme nga persona të panjohur .
Ish-kreu i Lsi deklaroi se policia duhet të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla. Ai e cilësoi dhunimin e mbështetësit të LSI tërësisht politik. Meta dha një paralajmërim të fortë.
“Populli do armatoset nëse s’i lidh policia këta zagarë”, tha Meta teksa takonte familjarët e Gjonit siç dëgjohet në videon më poshtë.
Ai dha edhe një paralajmërim të fortë kur tha se populli do mblidhet para komisariatit.
“I kam dhënë emra konkretë ministrit dhe drejtorit të policisë. Mos e detyroni popullin të mblidhet para komisariatit. Nëse populli mblidhet i tregon vendin drejtorit të policisë. Ai është këtu për të mbrojtur qytetarët”, tha Meta.