Policia e Dibrës bën me dije se 4 ditë më parë është bërë kallëzim nga T.K, 35 vjeç, banues në Herbel-Maqellarë, se është larguar nga banesa F.(N).K, 36 vjeçe, motra e tij.
Menjëherë policia e Dibrës ka nisur kërkimet për gjetjen e saj, ku gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në ndihmë edhe Palombarët e Reneas duke kontrolluar në Rezervuarin e Grezhdanit, vend ku dyshohet nga familjarët që mund të jetë mbytur. Nga se bëhet e ditur, ajo vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë.
Nga kërkimet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e saj.