Një 35-vjeçar humbi jetën pasi u hodh në një pus.
Policia e Korçës ka dhënë informacionin paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku thotë se 35-vjeçari me inicialet A.B me banim në fshatin Rakicë, është hedhur në pusin pranë banesës. Ku ka humbur jetën.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.m.