Ministria e Drejtësisë zbulon një skemë mashtrimi që lidhet me punësimet në burgje. Kjo skeme mashtrimi u zbulua pas një hetimi në IEPV e Shkodrës, ndërsa Ministria ka vënë në dijeni për këto fakte që disponon, Prokurorinë dhe policinë.
Sipas të dhënave të MD-së, rezulton se punësimet janë kryer në 24 maj, ndërsa ky institucion i vuajtjes së dënimit hapet në shtator.
Pas një hetimi administrativ, zbuluam një skeme mashtrimi me historinë e rekrutimit të stafit në IEVP Shkodër. Kemi njoftuar Prokurorinë, dhe aktualisht krimi ekonomik dhe antikorrupsioni janë në DPB. Në datë 24 maj 2017 sikur kanë kryer rekrutimin e stafit në IEVP Shkodër, që pritet të hapet në Shtator. Kanë krijuar akte të rreme sikur i kanë emëruar njerëzit. Por në fakt s’kanë bërë asnjë procedure të vlefshme dhe s’kanë asnjë akt zyrtar të protokolluar”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Mes të tjerash ‘BalkanWeb’, mëson se shkresat janë bërë të rreme, që të bindin njerëzit që gjoja u emëruan, dhe më pas t’i merrnin votat. Ministria e Drejtësisë ka sekuestruar librat, kamerat dhe po merret në pyetje personeli, etj.