Një 22-vjeçar nga Fieri u arrestua nën dyshimin se është autor i vjedhjes së një shume prej 13 milionë lekësh në një pulari. Në pranga ka rënë shtetasi ELidjon Baçja, banues në lagjen “Liri” Fier.
Denoncimi u bë nga pronari i biznesit, shtetasi me inicialet A.D, 52 vjeç, i cili deklaroi se gjatë natës në biznesin privat (pulari) në fshatin Radostinë të Fierit, një person i pa njohur ka hyrë në zyrat e tij dhe i ka vjedhur një shumë prej 13 milion lekë të vjetra.
Fill pas raportimit të ngjarjes, policia nisi hetimet dhe arrestoi të dyshuarin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal./a.m.