Prishtinasit e vjetër pritet të bëhen me shoqatë. Anëtari i LDK-së, Bardhyl Meta, në një status në Facebook ka treguar procedurat se kush do të kualifikohet dhe si mund të bëhen pjesë e saj ata qe e konsiderojne veten te vjeter ne qytet. Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të ndihmojnë me informacionet që kanë.
Ky është njoftimi i plotë i Metës:
Prishtinali të vjetër: – Një grup iniciues po punon në ngjizjen, respektivisht, themelimin e një Bashkësie – Shoqate, Klubi apo Asociacioni të Prishtinalive të vjeter, banorë të kahershëm të qytetit me rrethinë… Për këtë arsye, Ju lus të gjithëve që jeni pinjoll, respektivishtë keni prejardhje nga Familjet e vjetra Prishtinase, të më lajmëroheni në Inbox, në mënyrë që t’Ju kyqim në aktivitetet themeltare… -t’lajmërohen, ta zëmë, pjesëtarë të familjeve të vjetra Prishtinase që po m’kujtohen, si:
– Familjarë e pinjoll të z. Ilaz Agushit (z. Ahmet Kelmendi, farmacist i vjetër)
– Familjarë e pinjoll të familjes, Tërrnaku (ku bëjë pjes edhe vet!)
– Familjarë e pinjoll të familjes së Stak Mark Mirditës
– Familjarë e pinjoll të familjes, Mumxhi
– Familjarë e pinjoll të familjes, Hymiler-ët
– Familjarë e pinjoll të familjes, Strajallarët
– Familjarë e pinjoll të familjes, Karabegu
– Familjarë e pinjoll të familjes, Shilek
– Familjarë e pinjoll të familjes, Fona-itë
– Familjarë e pinjoll të familjes, Ajvazi
– Familjarë e pinjoll të familjes, Cicilia
– Familjarë e pinjoll të familjes, Sapçiu (Safçiu)
– Familjarë e pinjoll të familjes, Devegjitë,
– Familjarë e pinjoll të familjes, Dumoshi
– Familjarë e pinjoll të familjes, Lleshi
– Familjarë e pinjoll të Dy Familjeve të ndryshme, Avdullahu
– Familjarë e pinjoll të familjes, Novosella Etj, etj…
– Gjithashtu, ftohen familjarët e mbi 300 të pushkatuarve (381 t’pushkatuar!), të vrarëve fill pas luftës dytë botërore nga Komunistët serbo-sllav pranë Tauk Bahçes, në vendin që Prishtinalitë e quajnë “Strelishte” (“vend-pushkatimi”)! – Tjerat, i bisedojmë bashkërisht, në takimet tona – ku gjithsesi marrin pjesë edhe Esnafi i organizuar më herët, i zanatlinjve të Prishtinës… , boton Express. (b.an)
ide jashtezakonisht e qelluar, bile eshte dashte kahere te formohet kjo shoqat e Prishtinasve, ju lumte iniciatorve!
Me pelqen si ide, Prishtia s’pari eshte e Prishtinasve e pastaj te tjereve, andaj mendoj qe per te qene Kryetar i Prishtines, staf i Komunes se Prishtines, asambleist i komunes se Prishtines duhet te jete Prishtinas i Lindur s’paku ne Prishtine, se askush nuk e done Prishtinen ma teper se sa ai qe eshte lind e rrite ne pluhur te Prishtines,
Nuk mundet te krahasohet dashuria ime ndaj Prishtines(jame lind para 60 vitesh ne qender te 4 Llullat) me ate qe ka ardhe pas lufte ne Prishtine, apsurd, pa dasht me e nenqmu askend.