Një vajzë e re nga Tirana ka përjetuar një histori makthi teksa prej kohësh përndiqej nga një djalë 4 vjet më i vogël. Ai i kërkonte asaj të krijonin një lidhje intime, duke i shkaktuar të resë një gjendje ankthi. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.H. Kjo histori zgjati derisa vajza me inicialet G.Z. i’u drejtua policisë ku kërkooi ndihmë. Kohët e fundit, pasi kishte refuzuar djalin, mësohet se ai e kishte kërcënuar. Pas disa kërcënimesh për përndjekje në rrugë vajza vendosi t’i drejtohej policisë.
“Qëndronte poshtë banesës sime dhe më ndiqet kudo që shkoja. Më kërkonte të krijonim lidhje intime. Më ka kërcënuar pasi nuk e prnaoja”, mësohet të ketë deklaruar mes të tjerash vajza në polici.
Ndërkohë, vet i riu nuk ka pranuar pretendimet e vajzës se e ka kërcënuar. Ai ka deklaruar para oficerëve se vajzës thjesht i ka kërkuar që të krijonin lidhje pasi kishte ndjenja për të. Edhe pse ai u arrestua në kushtet e flagrancës, mohon kërcënimet. I riu u prangos në rrugë pasi 26-vjeçarja kishte njoftuar policinë. Djali 4 vite më i vogël se ajo, ashtu siç ndodhte thuajse çdo ditë, e pristë pranë banesës dhe e shoqëronte gjatë rrugës. Por, vajza kishte njoftuar policinë dhe ai u ndalua teksa ndodhej pranë saj./JavaNews/a.m.