Në zgjedhjet e 11 qershorit, asnjëra nga partitë garuese nuk ka arritur që të fitojë përqindjen e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.
Por gjasat që Kosova të mos futet në një tjetër krizë janë të pakta.
Kjo pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me PDK-në kur votoi për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
Nga ana tjetër të njëjtin qëndrim e ka edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila thotë se në asnjë mënyrë nuk pranon koalicion me PAN-in.Duke i komentuar rezultatet e fundit dhe atë se kush me kë mund të formojë koalicion parazgjedhor, analisti Shkëlzen Maliqi thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është më përcaktuesja sa i përket formimit të Qeverisë.
Ai në një prononcim për Gazetën Express të premten, theksoi se kur të bëhen të gjitha kalkulimet, më i mundshmi është koalicioni Vetëvendosje-LDK.“Janë disa te mundshme, por varet nga LDK-ja me kë do te lidhet. LDK nuk është i vetmi… por më përcaktuesi.
Por kur të bëhen te gjitha kalkulimet, më i mundshmi është koalicioni VV-LDK”, u shpreh Maliqi.Maliqi bën të ditur se nëse lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk gjen zgjidhje për mungesë deputetësh, atëherë sipas tij, nuk ka opsion tjetër të realizueshëm.
“Pos nëse nuk ndodh çudia dhe hiqen disa vija të kuqe”, tha ndër tjerash ai. I pyetur se a mundet partia e dytë ta formojë Qeverinë, Maliqi pranoi se mundet nëse e para dështon.“E do të dështojë, derisa LAA dhe VV refuzojnë PAN”, sqaroi Shkëlzen Maliqi. (b.an)