Ka pasur shumë komente dhe reagime nga më të ndryshmet përfshirja e futbollistit të Kombëtares, Elseid Hysajt në fushatën e PS-së, teksa bëri spotin e fushatës dhe deklaroi votën për Ramën. Kryeministri Edi Rama e ka falenderuar atë publikisht me një shënim të dedikuar në faqen e tij në FB.
Postimi i Ramës
“Faleminderit King 👍 Skuadra jonë është gati për ta ngritur flamurin kuqezi në oborrin e Europës së Bashkuar. Të bashkuar me një votë kuqezi për nr. ✌ne do të bëjmë 4 vitet e ardhshme katërfishin e asaj që kemi bërë në këta 44 muaj për Shqipërinë që Duam me Shtet – Punë – Mirëqenie”- shkruan Rama në FB. ma.me