Presidenti Nishani ka dekoruar disa emra të artit. Një prej tyre është dhe aktorja e madhe e skenës, Matilda Makoçi. Ajo ka qëndruar larg skenës së filmit dhe teatrit për një periudhë të gjatë kohe. Presidenti Nishani ka dekoruar me titullin ‘Mjeshër i madh’ Makoçin kontributi e se cilës në skenën shqiptare është i pa zëvendësueshëm.
‘Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10432 zonjës Matilda Makoçi Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Si mjeshtre e rrallë dhe interpretuese e paharrueshme e personazheve të shumtë realiste të artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë, duke portretizuar karaktere të shumta dramatike, tragjike e romantike, të dashura e të vlerësuara nga artdashësit shqiptarë”. /MA.ME