Një aksident i rëndë ka ndodhur në Përmet ku për pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçare.
Gruaja po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga një furgon. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Përmet – Këlcyrë ku Dhimitër Bakollari, 36 vjeç, banues në Përmet, me mjetin e tij furgon tip, me targa AA227HN, ka goditur një kalimtare, shtetasen A.J, 42 vjeçe, e cila gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën. Shtetasi Dhimitër Bakollari është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit Përmet.
ma.me