Bashkimi Evropian i hapi dje dritën jeshile me 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare ndaj Moldavisë, por Brukseli kërkon që ky shtet i varfër i Evropës Lindore, në recesion të thellë, të intensifikojë luftën kundër korrupsionit.
“Ndihma është një kredi me normë të përballueshme në kuotën e 60 milionë eurove dhe donacione me vlerë 40 milionë euro, në formë ndihme për stabilitetin ekonomik të vendit dhe në mënyrë të veçantë për të mbuluar nevojat e financimeve të jashtme për periudhën 2017-2018”, bënë të ditur shtetet anëtare të BE në një deklaratë.
BE ndërpreu në fillim të 2015 ndihmën e saj ndaj Kishinevit, pas zbulimit të mashtrimeve kolosale në sistemin bankar moldav.
Kjo ish-republikë sovjetike, që emëroi në fund të 2016 një president prorus ndërkohë që qeveria është kryesisht proevropiane, u trondit në 2015 nga zhdukja e një miliard dollarëve nga arkat e tre bankave, ose e barazvlefshme me 15 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit.
Ish-kryeministri Vlad Filat u dënua në qershorin e 2016 me nëntë vite burg pasi kishte përfituar rreth 260 milionë dollarë ryshfete në këtë çështje. /b.d