Ish-kreu i LSI ka ironizuar gjatë mitingut elektoral edhe ish-deputetin e partisë së tij, Shkëlqim Selami.
Duke folur para mbështetësve, Meta tha se edhe një person që ishte me rekorde kriminale në LSI, u mor peng nga Rilindja e Ramës.
“Më thoni një person me rekorde kriminale, që LSI promovoi në Kuvendin e Shqipërisë apo në pushtetin vendor. Asnjë. Edhe një që ne nuk e dinim, na e mori peng Rilindja dhe ai bëri shumë mirë, sepse vajti në partinë e tij. Nuk ua ka fajin Ilir Meta pse e gjithë rinia e Shqipërisë është me LSI-në” – tha presidenti i zgjedhur.
Ish-deputeti Shkëlqim Selami humbi mandatin e tij për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Pak kohë më parë në një qëndrim zyrtar, Selami deklaroi mbështetjen e tij dhe të njerëzve të tij ndaj Partisë Socialiste të Vlorës. /javanews/b.d